BallinaBotaZbulohet letra kërcënuese e talebanëve ndaj afganëve: Do ishit të vdekur tani...

Zbulohet letra kërcënuese e talebanëve ndaj afganëve: Do ishit të vdekur tani nëse bota nuk do shihte

Një britanik ka zbuluar letrën e shkruar nga talebanët ku dukej kërcënimi hapur ndaj qytetarë të thjeshtë afganë që po përpiqen të largohen nga vendi.

Teksa afganët po bëjnë tentativat e fundit dëshpëruese për të lënë vendin deri në afatin e vendosur në fund gushti, pjesa tjetër do rrezikojë të përballet me terrorin e talebanëve.

Këta të fundit morën kontrollin absolut të vendit pas vendimit të SHBA për të tërhequr trupat pas 20 vitesh luftë.

Grupi i terrorit që ka pushtetin në Afganistan tashmë, i quan tradhtarë të gjithë ata që kërkojnë të largohen.

Në një letër që mediat britanike kanë publikuar lexohet qartë kërcënimi i talebanëve, sipas të cilëve nëse bota uk do i kishte sytë të kthyer nga Afganistani tashmë, të gjithë do të kishin vdekur.

Terrori i talebanëve vazhdon në aeroportin e Kabulit, ku afganët janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të breshërive të plumbave.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular