BallinaAktualitetE rëndë në Greqi/Punonjësi vret pronarin në oborr të shtëpisë para vajzës:...

E rëndë në Greqi/Punonjësi vret pronarin në oborr të shtëpisë para vajzës: E bëra sepse…

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi një fermer 39-vjeçar është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij në Greqi, në prani të vajzës së tij të vogël.

Vrasësi, shtetas rumun, ka rrëfyer në polici gjatë vetëdorëzimit se e ka vrarë 39-vjeçarin. Ai ishte punonjës prej katër vitesh në fermën e viktimës dhe kujdesej për delet e tij.

Një tjetër rumun 31-vjeçar, punonjës në fermë është cilësuar si bashkëautor i krimit pasi i kishte siguruar armën autorit dhe po e pritë atë në afërsi të shtëpisë së pronarit të tyre.

27-vjeçari fillimisht u përpoq të paraqitej si viktimë e krimit dhe tha se shefi i tij e sulmoi duke e goditur dhe se ai e bëri krimin për tu vetëmbrojtur por më pas deklaroi se e bëri për arsye financiare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular