BallinaBotaTalebanët tallen keq me SHBA. Zhvillojnë paradë me veshjet e ushtarëve amerikanë...

Talebanët tallen keq me SHBA. Zhvillojnë paradë me veshjet e ushtarëve amerikanë dhe tanket e tyre

Talebanët përveç se pushtuan Afganistanin duke marrë kontrollin absolut të vendit, po tallen edhe me ushtrinë amerikane.

Duke e quajtur veten “Forca Fituese”, luftëtarët talebanë kanë zhvilluar një paradë ironizuese duke veshur rrobat e ushtarëve amerikane si dhe përdorur tanket e tyre.

Sipas raportimeve të mediave botërore, vlera e mjeteve luftarake amerikane që tashmë janë në duart e talebanëve arrin vlerën e 13 milionë paundësh.

Fotot e dala nga vetë mediat propagandistike të talebanëve tregojnë luftëtarët e tyre që tashmë janë në zotërim të plotë të armaturave të Perëndimit.

Këtë ata e shohin si trofe për të rikujtuar tërheqjen e trupave amerikane pas 20 vitesh luftë.

Joe Biden hodhi poshtë kërkesat e Boris Johnson dhe aleatëve të tjerë për të zgjatur evakuimin në Kabul pasi talebanët paralajmëruan se nuk do të tolerojë vonesën në afatin e 31 gushtit për largimin e trupave.

Boris Johnson, Emmanuel Macron dhe Angela Merkel zhvilluan një takim të G7 për t’i kërkuar presidentit që të vazhdojë operacionin më gjatë, por lutjet duket se kanë rënë në vesh të shurdhër.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular