BallinaKronikeAksident i rëndë tek “Mbikalimi i Patokut”/ 6 të plagosur nga përplasja...

Aksident i rëndë tek “Mbikalimi i Patokut”/ 6 të plagosur nga përplasja e mjeteve, dërgohen me urgjencë tek Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek mbikalimi i Patokut në superstradën Milot – Fushë Kruje.

6 persona janë dërguar në spitalin e Traumës, pasi mbeten të plagosur rëndë nga përplasja e dy mjeteve.

“Më datë 25.08.2021, rreth orës 09:30 , në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut ” janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T., me mjetin me drejtues shtetasin R.M., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular