BallinaAktualitetMasat nuk ndryshojnë/Ekspertët: A do bëhet i detyrueshëm?! Ja përgjigjia...

Masat nuk ndryshojnë/Ekspertët: A do bëhet i detyrueshëm?! Ja përgjigjia…

Personat e vaksinuar janë 32 herë më pak të prekshëm nga virusi sesa të pavaksinuarit. Lajmi u bë i ditur nga zv.ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila tha gjithashtu se ka edhe mes të vaksinuarve të prekur me covid.

Por cila nga vaksinat ofron mbrojtjen më të lartë?

“Ne natyrisht kemi ndjekur të gjitha llojat e vaksinave dhe kemi raste me të gjitha vaksinat. Kemi dhe të huaj apo shqiptarë që janë vaksinuar jashtë me Pfizer apo Modena dhe janë prekur apo dhe shtruar në spital. Natyrisht që është tërësisht e qartë që ata janë të vaksinuar, janë 32 herë më pak të prekshëm nga virusi”, tha zv.ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli.

Në Shqipëri janë 4 lloje vaksinash, ajo kineze Coronavac, ajo ruse Sputnik, Pfizer si dhe Astrazeneca.

Bino: 27% e popullsisë e vaksinuar me 2 doza

Ndërsa shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino deklaroi se Gjirokastra është qyteti me mbulesën më të lartë vaksinale, duke shtuar se rastet e vaksinuara janë 32 herë më pak të infektuar se rastet e pavaksinuar.

“Fushata e vaksinimit ka vazhduar me ritme të mira. Aktualisht kemi një mbulesë vaksinale me të dyja dozat, që po i afrohet 27%. Në drejtim të mbulesës me një dozë, ajo po i afrohet 37%. Gjirokastra është qyteti me mbulesën vaksinale më të lartë, por ka një mbulesë vaksinale edhe në Tiranë. Vazhdojmë të kemi vaksinime masive, sa i përket të gjitha grupmoshave. Sa i përket vaksinimit, duhet të themi që rastet e vaksinuara me një dozë që janë shfaqur në popullatë janë 12 herë më pak se rastet e pavaksinuara. Kurse rastet e vaksinuara me të dyja dozat janë 32 herë më pak se rastet e pavaksinuara”, tha Bino.

Vaksinim i detyrueshëm?

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico siguron se Shqipëria do të vijojë të mos e ketë vaksinimin me detyrim.

Sipas Ficos, për kategori të caktuara si mjekë dhe mësues mund të ketë mënyra alternative, ku këta profesionistë do të duhet të provojnë përballë adiministratorëve të tyre që nuk janë të infektuar.

“Vaksinimi nuk është i detyruar, e kemin ndjekur dhe do të vijojmë ta ndjekim. Referencat tuaja i kemi parë edhe ne, çështja qëndron, që ka disa element siç janë mjekët, arsimtarët, që përpos detyrën qytetare kanë detyrë të mbrojnë komunitetet. Nuk detyrojmë, por ka mënyra alternative që një person të punojë, port ë jetë brenda parametrave të punës. Nuk detyron njeri, por mund të kërkosh statusin joinfektiv të vetin.

Për shkollat, ne ndjekim me shumë përgjegjësi, qoftë me vaksinim të hapur apo alternative. Ne shohim situatën dhe do të vijojmë.’’- tha Fico.

A ndryshojnë masat?

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndyshojë masat kufizuese për të luftuar koronavisurin, pavarësisht rritje së frikshme të rasteve të reja.

Masat që mbeten në fuqi janë:

1-Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk sigurohet distancomi social

2-Grumbullimi jashtë deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancomi social dhe protokollet

3-Ora policore 24-6. Muzika e lejuar deri në 23

4-Lejohen kampionatet deri në 30% të kapaciteteve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular