BallinaKronike5 viktima dhe pasagjerë të tjerë të bllokuar/Zbulohet arsyeja e aksidentit të...

5 viktima dhe pasagjerë të tjerë të bllokuar/Zbulohet arsyeja e aksidentit të rëndë në Gjirokastër

Shpejtësia e lartë dhe terreni i lagur dyshohet paraprakisht se janë arsyet e aksidentit të rëndë që ndodhi këtë pasdite në Qafë-Muzinë.

Deri tani janë konfirmuar 5 viktima ndërsa 1 person thuhet se është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës pasi është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë mësohet se ka ende persona të bllokuar në furgonin e linjës Tiranë-Sarandë që ra në greminë.

Policia, ambulancat por dhe njerëz që ofrojnë ndihmën e tyre ndodhen në vendngjarje por nxjerrja e trupave është e vështirë për shkak të terrenit.

Furgoni fillimisht u përplas me një fuoristradë tip Jeep dhe më pas ra disa metra poshtë në greminë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular