BallinaKronike58-vjeçari Sokol Çelaj u vra në sy të gruas në Malësi të...

58-vjeçari Sokol Çelaj u vra në sy të gruas në Malësi të Madhe. Rrëfimi i bashkëshortes..

Personi në foto është Sokol Çelaj, 58 vjeçari nga fshati Reç i Malësisë së Madhe, i cili  ka mbetur i vdekur pas një atentati pak metra larg shtëpisë së tij mbrëmjen e djeshme. Çelaj ka qenë në një mjet tip Benz ML, me bashkëshorten e tij, në momentin kur një person ka qëlluar 8 herë në drejtim të tyre. 58-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plumbave të marra pranë zemrës e sipër brinjëve.

Viktima kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku jetonte prej 25 vitesh. Mësohet se përpara se të shkonte në Angli, Çelaj ka punuar polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shtetit. Në atë kohë, gjykata e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe 58-vjeçari bëri 6 vite burg. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.

Në dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person i ka dalë para me kallashnikov dhe ka qelluar në drejtim të tyre. Bashkeshortja nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësires. Policia po heton lidhur me ngjarjen ndërsa ende nuk ka një pistë kryesore për shkaqet e këtij krimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular