Ditën e nesërme mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, për ekipin e tij të ri Lulzim Basha duket se ka zgjedhur personalitete për të drejtuar poste kyçe dhe sekretariate të rëndësishme të PD.
Ekipi i ri është me emra të spikatur, surpriza dhe prurje të reja në çdo nivel. Një prej personave i cili ka marr atë që i takon dhe e ka plotësisht të merituar është dhe Flamur Hoxha. Ai njihet nga të gjithë jo vetëm demokratët, por dhe qytetarët si një person me integritet të lartë, i ndershëm dhe histori suksesi në biznes, politikë dhe jetë. Si biznesmen, ai ka mundur që vetëm me djersë të arrijë sukses pa u mpleksur siç ndodh rëndom në Shqipëri me pushtetin dhe aferat e tij.
Si një qytetar, ai është shembull duke qenë se e ka treguar këtë gjë si një familjar i devotshëm, por dhe si politikan në zgjedhjet e fundit pavarësisht dhunës së pushtetit dhuroi një rezultat spektakolar në qarkun Kukës për PD ku burime nga ky qark konfirmojnë se paratë e shpërndara ditët e fundit kanë mundur të shmangin rezultatin 3 me 0 në favor të PD.
Ekonomia, klima e investimeve dhe marrëdhënia me biznesin mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike. Për të qenë sa më pranë biznesit dhe shqetësimeve të tij, Basha ka krijuar Sekretariatin për Klimën e Biznesit për të cilin është propozuar emri i Drejtuesit Politik të Qakut Kukës, dhe sipërmarrësit Flamur Hoxha një vend i merituar plotësisht.