BallinaKronikeGjendet një kufomë e dekompozuar në një parcelë toke në Shijak, çfarë...

Gjendet një kufomë e dekompozuar në një parcelë toke në Shijak, çfarë dyshon policia

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shijaku. Një kufomë e dekompozuar është gjetur këtë mbrëmje në një parcelë toke.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular