BallinaAktualitetDekreti i fundit, ja dokumentat që duhet për të hyrë në Itali

Dekreti i fundit, ja dokumentat që duhet për të hyrë në Itali

Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali,  Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D.

Duke nisur nga  data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

Çertifikatën e gjelbër Covid-19,  që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;

Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.

Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;

Formularin PLF –  https://app.euplf.eu/

Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;

Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular