BallinaAktualitet“Hapa internetin për ta gjetur ku ishte” / Rrëfimi i afganit kur...

“Hapa internetin për ta gjetur ku ishte” / Rrëfimi i afganit kur mori vesh se do vinte në Shqipëri

22-vjeçari Khanbic Sadiq është njëri prej më shumë se 600 afganëve që janë strehuar në Shqipëri në pritje të vizës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për momentin ai dhe familja e tij janë strehuar te konviktet në Qytetin Studenti. Në një intervistë për DW, ai thotë se kur mësoi në Kabul se do të udhëtonte në Shqipëri hapi internetin për të mësuar më shumë për vendin.

“Kërkova ku ndodhej, cilat vende ishin në kufi dhe më pas i thashë familjes së Shqipëria është një vend shumë i mirë”, thotë ai.

Megjithatë, shpresa e tij është që shpejt të udhëtojë drejt SHBA. Pas të gjithash, kjo është ajo çka u është premtuar të gjithë afganëve.

“Duhet të na transportojnë në SHBA”, shton ai. Sapo të mbërrijë atje, dëshiron që të studiojë për inxhinieri. “Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, por për edukimin SHBA është më e mirë”, shton Sadiq.

Aktualisht është e paqartë se cilët prej afganëve të strehuar në Shqipëri do të transferohen në SHBA dhe kur do të ndodhë kjo. Procedurat e vizave për ta, sipas DW, nuk kanë nisur ende nga SHBA, ndërsa më pas media gjermane ngre pyetjen se çfarë do të bëhet me afganët që mund t’u refuzohet viza amerikane dhe mbeten të bllokuar në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular