BallinaAktualitetRama flet për zëvendësimin e Ballës: Nuk ka senatorë në PS, është...

Rama flet për zëvendësimin e Ballës: Nuk ka senatorë në PS, është kategori…

Taulant Balla rezultoi personi më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por pavarësisht kësaj, ai nuk mori besimin e Edi Ramës për të vijuar detyrën si sekretar i Përgjithshëm i PS. Zëvendësimi i Taulant Ballës me Damian Gjiknurin, ishte në fakt edhe lëvizja më e bujshme e Edi Ramës sot.

Rama sqaroi në OPINION, se Balla nuk do mbajë më dy detyra të rëndësishme, pasi do fokusohet tek puna në parlament si kreu i grupit të PS.

“Peshën politike e përcakton zgjedhësi, por po flasim për skuadrën, jo për individin. Ne kemi një sistem ku fiton skuadra. Taulanti është lojtar i grupit parlamentar. Është një detyrë që ka ngarkesë të madhë dhe do ketë edhe ngarkesë më të madhe. Ndarja e të dyja detyrave lidhet me faktin se kemi një detyre të madhe përpara, transformimi i partisë. Na duhet një sekretar i përgjithshëm non stop. Është rritur shumë volumi i punës, prandaj duheshin dy drejtues”, tha Rama.

Ndërsa i pyetur për “senatorët” e Partisë Socialiste që shumica e tyre u lanë jashtë qeverisë, Rama tha se në poste ministrore janë vendosur ata persona që në këtë moment konsiderohen të duhurit.

“Përsa i përket senatorëve, nuk ka senatorë dhe nuk kategori të tilla. Këto janë kategori gazetareske. Në skuadrën e qeverisë janë vendosur njerëzit që sipas meje janë të duhurit në këtë moment për të bërë punën e duhur”., tha Rama./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular