BallinaAktualitetFOTO/Kur ta "mbledh" Elisa, i ndërrohet emri ‘Bulevardit Blu’ në Kamëz

FOTO/Kur ta “mbledh” Elisa, i ndërrohet emri ‘Bulevardit Blu’ në Kamëz

Siç duket Elisa Spiropali nuk mund të shkonte në Kamëz dhe të qëndronte në vendin me emrin ‘Bulevardi blu’.

Rruga kryesore e Kamzës prej disa vitesh mbante emrin ‘Bulevardi blu’, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer deputetes socialiste në këtë zonë dhe kryebashkiakut Rakip Suli

Lajmin e ndryshimit të emrit e ka bërë të ditur Spiropali me një postim në Facebook, duke u shprehur se rruga kryesore në Kamzë do të mbajë emrin e Nënë Terezës.

‘Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç’mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste. Në Kamëz, bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, inaguruam shtatoren e shenjtores sonë në bulevardin e qytetit. Me vendim të Këshillit Bashkiak. bulevardi kryesor i qytetit do të mbajë emrin Bulevardi ‘Nënë Tereza’, në nder të emrit dhe misionit të Saj të papërsëritshëm’, shkruan Spiropali.

Në tetor të vitit 2008, administrata e bashkisë që drejtohej nga Xhelal Mziu e emëroi bulevardin kryesor të Kamzës ‘Bulevardi blu’, por sot Spiropali ka vendosur të ja heqë këtë emër. Syri.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular