BallinaKronikeTenderi i uniformave të policisë, zgjerohet numri i personave të hetuar

Tenderi i uniformave të policisë, zgjerohet numri i personave të hetuar

Prokuroria e posaçme SPAK zgjeron hetimet për tenderin e uniformave të policisë.

Përveç nëntë personave ndaj të cilëve u prenë masa sigurimi personal gjate verës, SPAK ka njoftuar për tu paraqitur pranë akuzës, inxhinieren tekstile Aurora Mulla thanë burimet për gazetaren Anila Hoxha.

Burimet bënë të ditur se inxhinierja që refuzoi firmosjen tenderit të dyshimte pritet të pyetet si person nën hetim ditën e nesërme.

Deklarata e saj nuk e ka lehtësuar pozitën e të dyshuarës , që përveç dosjes së sekuestruar nga prokurorët e SPAK konfirmohet edhe nga një dëshmi tjetër.

Edhe anëtari tjetër i komisionit të vlerësimit të ofertave Ylber Pjetërnikaj, do të ripyetet mbasi sipas gazetares Hoxha ai pranon se kishte evidentuar se Bashkimit të Operatorëve i mungonte certifikata përkatëse për prodhimin këpucëve për efektivët e policisë së shtetit.

Pjeternikaj, ish-kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave sqaron në dëshminë e tij se e kundërshtoi këtë tender nga mungesa e dokumentacionit që duhej të garantonte cilësinë dhe pikërisht nga ky kriter duhej skualifikuar.

Sakaq Aurora Mulla ulet para prokurorëve të posaçëm të martën në orën 11 , të cilët shpresojnë të shkojnë më larg se personat që ndaluan, më e rëndësishmja prej tyre Edlira Naqellari me detyre ish drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme.

Zyrtarët ku nuk përjashtohen as zyrtarë të policisë si dhe ish-zyrtarë dyshohen të përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera.

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucët e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh. /TCH

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular