BallinaKryesoreDetajet/Konflikti verbal në lokal përfundoi me ekzekutimin e dy kandidatëve të PDK-së...

Detajet/Konflikti verbal në lokal përfundoi me ekzekutimin e dy kandidatëve të PDK-së në Pejë e Deçan

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i dy politikanëve kosovarë mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës.

Sipas mediave kosovare, ky ekzekutim fillimisht ka nisur si pasojë e një konflikti verbal brenda një lokali në Pejë.

Nuk dihet ende se kush janë personat e tjerë të përfshirë në konflikt që çoi në ekzekutimin e dy politikanëve.

Të vrarë mbetën kandidati i PDK-së për Pejën Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

Nga kjo ngjarje i plagosur mbeti dhe vëllai i Astrit Ademajt. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që ka nisur hetimet lidhur me krimin e rëndë.

“Policia rreth orës 20:20 minuta është njoftuar se afër shkollës ekonomike ‘Ali Hadri’, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë Policia iu ka përgjigj thirrjes. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Nga Emergjenca janë njoftuar Policia se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë. Në vend ngjarje janë prokuroria dhe Hetuesit Rajonal”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë i Rajonit të Pejës, Fadil Gashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular