BallinaKryesoreSpektakël dhe gola/Shqipëria “çmonton” San Marinon dhe siguron vendin e dytë në...

Spektakël dhe gola/Shqipëria “çmonton” San Marinon dhe siguron vendin e dytë në grup

Kombëtarja shqiptare e kthen në festë ndaj San Marinos. Kuqezinjtë shënojnë pesë gola, duke regjistruar një nga triumfet më të thella. Ishte Manaj ai që shënoi në pjesën e parë, duke zhbllokuar shifrat

Në të dytën erdhën radhazi golat e tjerë. Qazim Laçi shënoi golin e dytë pas një gjuajtje perfekte në cepin e portës. Pastaj ishte radha e Brojës, që edhe njëherë tjetër tregon se edhe zëvendësues mund të shënojë.

Furia kuqezi nuk ndalet, pasi më pas kapiteni Hysaj shënon golin e katërt. I dyti për mbrojtësin shkodran me fanellën kuqezi. Në golin e pestë Broja tregohet altruist, duke ia dhënë Uzunit të shënojë. Shqipëria merr vendin e dytë në grup, pasi Anglia barazoi me Poloninë 1-1.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular