BallinaKronikeKonsiderohet si trafikanti më i madh i kokainës dhe heroinës, kush është...

Konsiderohet si trafikanti më i madh i kokainës dhe heroinës, kush është “baroni shqiptar i drogës” që e presin 20 vite burg në Itali

spot_img
spot_img

Alket Hatia i konsideruar ndryshe si “Zoti i drogës” do të ekstradohet drejt Italisë. Gjykata e Lartë ka vendosur për ta dërguar Hatinë nga Shqipëria në Itali. Në Shqipëri ai ka vuajtur 16 vite burg për trafik droge, kurse në Itali ka 20 vite të tjera për të vuajtur, pasi është dënuar nga Apeli i Gjykatës së Milanos.

Emri i 48-vjeçarit është i lakuar si një nga trafikantët më të mëdhenj të kokainës dhe heroinës, që kap vlera fitimi deri në 40 milionë euro. Pas zvarritjeve disavjeçare mes gjykatave dhe betejës për drejtësi mes Shqipërisë dhe Italisë, Gjykata e Apelit vendosi në qershor të këtij viti ekstradimin drejt Italisë të Alket Hatisë.

Vendimi për të akuzuarin si “baroni i drogës” u shpall nga gjyqtari Valbon Çekrezi, i cili ka pranuar kërkesën e akuzës, që në vazhdimësi kishte pësuar humbje përballë Hatisë.

Dështimi më i fundit i drejtësisë që e dërgoi në liri trafikantin, i përket vitit 2018, kur një tjetër gjyqtar i tha jo Italisë me pretendimin se një pjesë të dënimit për çfarë e kërkon Interpol Roma, i dyshuari e kishte shlyer në burgjet shqiptare.

Pavarësisht verdiktit të italianëve që e shpallën fajtor, pasi akuzohet se trafikoi në Milano vetëm përgjatë një viti, ngarkesat prej 350 kg heroinë e 190 kokainë, Alket Hatia u dënua për disa prej këtyre episodeve edhe në Shqipëri.

Ndonëse nën akuzë për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik, i dyshuari mori dhjetë vjet burgim në Shqipëri, teksa italianët në mungesë të tij, i prenë faturën e 20 viteve burgosjeje.

Jo pak herë, emri i Alket Hatisë ka hapur debate mes institucioneve që kulmuan me kërkesën për hetim ndaj gjyqtarëve, atëherë kur u refuzua ekstradimi i tij.

Gjykata e Posaçme sekuestroi ndërkohë, edhe pasuritë e atij dhe familjarëve të tij.

Sipas Gjykatës se Posaçme, mes pasurive që janë identifikuar nga SPAK-u janë toka dhe apartamentet në Durrës, si dhe kuotat e një shoqërie që i përkasin një të afërmi, ndonëse disa prej këtyre pasurive kanë qenë nën shënjestër edhe me ligjin e antimafias.

“Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Durrës. Lejimin e ekstradimit të shtetasit Alket Hatia në shtetin italian për efekt të ekzekutimit të vendimit penal Nr.4526/2015, dt.30/ 09/2015 të Gjykatës së Apelit Milano, Itali”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatia është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Mësohet se për herë të parë, Hatia mbërriti në Itali në vitin 1997. Ai jetonte në komunën Campomarino, në provincën e Campobassos, në një banesë në rrugën “Kennedy”, ku kishte punuar për pak kohë në bujqësi.

Policia italiane ka vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004-s, Alket Hatia kishte trafikuar në 59 raste në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35- 40 milionë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular