BallinaKronikeEMRAT/Merret peng një 25-vjeçar në Fier, ndërhyn policia. Autorët ishin tre persona...

EMRAT/Merret peng një 25-vjeçar në Fier, ndërhyn policia. Autorët ishin tre persona që…

Një 25- vjeçar është marrë peng për rreth dy orë nga tre persona në qytetin e Fierit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasve Erjon Agalliu, 42 vjeç dhe Arben Bleta, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë”, njofton Policia.

Njoftimi nga Policia e Fierit:

I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim autori i tretë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasve E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular