BallinaAktualitetDo udhëtoni drejt Gjermanisë? Ambasada lajmëron shqiptarët: Do të vendosin policët në...

Do udhëtoni drejt Gjermanisë? Ambasada lajmëron shqiptarët: Do të vendosin policët në kufi, ja çfarë kërkohet

Ambasada Gjermane në Tiranë, ka bërë një tjetër reagim zyrtar, pas rikthimit të kufizimeve për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se duke nisur nga data 5 shtator kufiri kalohet nëse shqiptarët paraqesin çertifikatë vaksinimi dhe kanë një arsye të fortë për të udhëtuar drejt këtij vendi.

Gjithashtu edhe nëse ke çertifikatë vaksinimi çdo oficer policie në pikën kufitare ka të drejtën për të kthyer mbrapsht nëse nuk ke një arsye të fortë për të udhëtuar drejt Gjermanisë.

Reagimi i plotë nga Ambasade Gjermane në Tiranë:

“Duke nisur që prej ditës së diel 05.09.2021 Qeveria Federale ka riaktivizuar kufizimet e hyrjeve në Gjermani për personat rezidentë në Shqipëri. Kjo masë merret në funksion të pengimit të përhapjes së mëtejshme të infektimeve Covid-19. Për këtë arsye që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë të mundura vetëm për arsye të rëndësishme ose nëse keni një çertifikatë të njohur të vaksinimit të plotë (kjo vlen edhe për ato udhëtime, ku nuk nevojitet vizë). Verifikimi i çertifikatave të paraqitura të vaksinimit dhe vendimmarrja për hyrjen është dispozitë ekskluzive e Policisë Federale të Kufirit”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular