BallinaAktualitetNjoftim për qytetarët e BE dhe familjarët e tyre që duan të...

Njoftim për qytetarët e BE dhe familjarët e tyre që duan të udhëtojnë drejt Britanisë

Nga Avokat Naim Hasani

Nga data 1 Tetor 2021, qytetarët e Bashkimit Europian dhe Zvicrres por me perjashtim te Republikes se Irlandes, duhet te perdorim vetem PASAPORTAT per te hyre ne Britanine e Madhe.

Nga ajo dite kartat e identitetit nuk do te pranohen. Nese udhetoni ne karte identiteti do te ktheheni mbrapsht ne vendin tuaj.

Dua te sqaroj edhe njehere se nga data 1 Janar 2021, qytetarët e Bashkimit Europian kane te drejte te vijne ne Britani vetem si vizitorë. Leja hyrese ka vlere 6 muaj por mund te qendroni ketu vetem 3 muaj.

Gjate kesaj kohe qytetarët e BE nuk kane te drejte te kerkojne leje qendrimi dhe nuk mund te aplikojne per te ndryshuar statusin e tyre ligjor. Nuk kane te drejte te punojne as te perfitojne ndihma nga sigurimet shoqerore, perfshi strehimin. Nuk kane te drejte te sjedhin familjarët e tyre pervec si vizitorë.

Nese zyrtarët e kufirit ne porte apo aeroporte dyshojne se do te angazhoheni ne pune, kerkoni ndihma apo strehim apo mendoni te qendroni ne Britani pertej vizites se planifikuar apo te jetoni ketu pertej afatit 6 mujor, qytetarët e BE dhe familjarët e tyre mund te arrestohen dhe debohen ne vendet e tyre dhe tju ndalohet hyrja per 10 vite nga dita e debimit.

Nese qytetarët e BE aktivizohen ne aktivitete economike duke punuar me ose pa pagese gjate kohes qe jane vizitorë, autoritete e emigracionit kane te drejte ti arrestojne menjehere bashke me policine dhe ti kthejne ne vendet e tyre forcerisht dhe tju ndalojne hyrjen ne Britani per 10 vjet. Po ashtu punedhenesit qe i kane punesuar pa leje mund te gjobiten £10,000 per cdo person te paligjshem qe ata marrin ne pune.

Rikujtojme qe nga 1 Janar 2021 qytetarët e BE dhe familjarët e tyre mund te vertetojne se kane te drejte per te punuar dhe jetuar ne Britani vetem nese jane paisur me EU Settled apo Pre-settled status ose kane perfituar shtetesine Britanike.

Nese deshironi te aplikoni per te qemdruar dhe jetuar ne Britani, duhet te aplikoni duke u bazuar ne rregullat e emigracionit qe jane aktualisht ne fuqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular