BallinaKryesoreTë zë makina? Si të shpëtosh prej kësaj ndjesie

Të zë makina? Si të shpëtosh prej kësaj ndjesie

Ajo quhet ndryshe “sëmundja e lëvizjes”. Disa e përjetojnë vetëm gjatë udhëtimeve me makinë, kurse të tjerë e provojnë edhe në trena, metro, madje edhe në anije apo avionë. Por cilat janë shkaqet? Dhe më e rëndësishmja, çfarë mund të bëhet për ta luftuar atë?

Disa njerëz (fatlumë) nuk e kanë provuar kurrë ndjesinë e të zënit makina, për të tjerë është një makth i vazhdueshëm që ndodh sa herë që udhëtojnë. Ajo quhet ndryshe “sëmundja e lëvizjes”. Disa e përjetojnë vetëm gjatë udhëtimeve me makinë, kurse të tjerë e provojnë edhe në trena, metro, madje edhe në anije apo avionë. Por cilat janë shkaqet? Dhe më e rëndësishmja, çfarë mund të bëhet për ta luftuar atë?

SHKAQET. Kjo gjendje mund të prekë këdo, pavarësisht nga mosha dhe gjendja fizike, por është vërejtur se fëmijët midis moshës 2 dhe 12 vjeç, gratë (veçanërisht nëse janë shtatzëna) dhe ata që vuajnë nga migrena janë veçanërisht më të predispozuar për ta përjetuar. Pacientët që vuajnë nga çrregullime të sistemit vestibular, atij që rregullon ekuilibrin, janë gjithashtu më të predispozuar. Sëmundja gjithashtu mund të nxitet nga kushte të tjera të jashtme, të tilla si nxehtësia e tepërt, zhurma dhe mungesa e qarkullimit të ajrit. Shkaqet gjithashtu mund të jenë të ndryshme, por “sëmundja e lëvizjes” i atribuohet kryesisht një konflikti midis stimujve që sistemi nervor merr nga sistemi i kontrollit të shikimit dhe atij të ekuilibrit. Kur lëvizim me makinë, por edhe me mjete të tjera – truri e gjen veten duke menaxhuar informacione të ndryshme: stimujt e marrë nga sistemi vestibular janë të ndryshëm nga ato të marrë nga sistemi vizual dhe nga ato të siguruar nga vetëreceptorët, duke shkaktuar sikletin që shumë prej nesh e kanë provuar të paktën një herë.

SIMPTOMAT. Simptomat më të zakonshme janë ndjesia e përzierjes, por kjo është vetëm një nga manifestimet e këtij çrregullimi, i cili gjithashtu mund të shkaktojë: zbehje, djersitje, marramendje, pështymë të bollshme – dhe, në disa raste më të rralla dhimbje koke, përgjumje, lodhje ekstreme dhe dobësi trupore… Në përgjithësi, simptomat priren të zhduken ose zbehen teksa trupi mësohet me lëvizjen: për shembull, gjatë një udhëtimi me anije, sëmundja e detit mund të qetësohet pas disa ditësh lundrimi. Në disa raste, vetëm ndërprerja e stimulit që gjeneron siklet, pra lëvizja, udhëtimi, mund ta ndalojnë këtë gjendje. Në disa raste madje, simptomat vazhdojnë edhe pas udhëtimit.

SI TA PARANDALONI? Edhe pse në shumë raste është e nevojshme të merren medikamente për ta parandaluar, ka disa masa që mund të ndiqen paraprakisht. Para së gjithash shmangni alkoolin jo vetëm në ditën e udhëtimit, por edhe një mbrëmje më parë. Për më tepër, është thelbësore t’i kushtoni vëmendje të ushqyerit deri një ditë përpara udhëtimit. Shmangni ushqimet pikante, acidike, të yndyrshme dhe zgjidhni pjatat e pasura me vitamina dhe fibra.

Mos pini duhan, uluni në sediljen e përparme të makinës, shikoni horizontin, mos lexoni ose mos përdorni telefonin, mbështeteni kokën në shpinë për ta mbajtur të palëvizur, drejtojeni ajrin drejt fytyrës, qëndroni të hidratuar dhe mbani ushqime të vogla të kripura në dorë dhe konsumojini rregullisht. Mund të përdorni edhe disa pije që shërbejnë si kura natyrale të tilla si xhenxhefili. Nuhatja e mentes mund të jetë diçka që të ndihmon. Nëse asnjë nga këto masa nuk ta zgjidh hallin, atëherë duhet që 30 minuta para udhëtimit të pish medikamentin specifik. Në farmaci ka edhe disa tableta që ngjiten në lëkurë. Më e zakonshme është hyoscina ose scopolamine, por në disa raste edhe antihistamines mund të përdoret për ta luftuar: të dyja mund t’ju japin përgjumje kështu që është e ndaluar të përdoren nga dikush që do e drejtojë makinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular