BallinaKronike“Djali i thoshte nënës merre babin në telefon...”/ Dëshmitari rrëfen momentet rrëqethëse...

“Djali i thoshte nënës merre babin në telefon…”/ Dëshmitari rrëfen momentet rrëqethëse nga zjarri në Tetovë

Florian Nesimi është një dëshmitar që ka parë nga afër zjarrin që përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin Covid në Tetovë, ku mbetën të vdekur 14 persona.

Ai tregon se kur ka parë zjarrin në fillim nga dritarja e shtëpisë së tij, ka qenë i vogël e ka menduar se është djegur ndonjë makinë. Por kur ka dalë nga shtëpia, ka parë që zjarri ishte rritur dhe kishte përfshirë spitalin modular ku ishin të shtruar pacientët e prekur me koronavirus.

“Mua mu deshën 3 minuta të zbrisja poshtë nga shtëpia dhe në aq kohë flaka kishte përfshirë gjithë godinën e spitalit Covid. Zjarrfikësja erdhi 6 minuta më pas me ato makinat e vjetra, me makina të tjera të parkuara keq, që e bënin të vështirë ndërhyrjen. Familjarët dëgjonin piskamat e atyre që ishin brenda”, rrëfen Nesimi

“Djali i thoshte nënës merre babin në telefon...”/

Dëshmitari tregoi edhe momentin kur një djalë 12-vjeçar që kishte babanë brenda në spital, i thoshte mamasë së tij që ta merrte në telefon e t’i thoshte që të dilte nga aty.

“Ishte një djalë 12 vjeç që kishte babanë brenda. Nëna e tij ishte me të, i thoshte thirre babin në telefon që të dalë jashtë. Në ato momente nuk mund të ndihmosh asgjë, ishte moment i trishtë”, tha Floriani.

Ky i fundit vijoi duke thënë se personat që kanë arritur që të shpëtojnë kanë dalë sapo ka rënë zjarri.

“Ata që kanë shpëtuar ishin persona që ishin më të fortë fizikisht, që kanë mundur të dalin nga zjarri sapo ka nisë. Ndërsa ata që ndërruan jetë kanë qenë të shtrirë, me bombola oksigjeni. Një vajzë ka refuzuar të lërë nënë e vet, e ka qëndruar aty”, rrëfen Nesimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular