BallinaKronike“Sot do bëhet varrimi i viktimës së parë”/ Gazetari jep detaje nga...

“Sot do bëhet varrimi i viktimës së parë”/ Gazetari jep detaje nga ngjarja e rëndë në Tetovë

Në zjarr i madh shpërtheu të mërkurën rreth orës 21:15 në spitalin Covid në Tetovë. Spitali është shkrumbuar i gjithi, e fatkeqësisht mbetën të vdekur 14 persona

Ndërkohë 12 persona të tjerë kanë dalë gjallë nga spitali i djegur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Personat e mbijetuar janë dërguar për shërim në disa spitale të tjera

Në spital gjendeshin mbi 20 të sëmurë me koronavirus, por aty kishte edhe familjarë që kujdeseshim për të afërmit e tyre

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua sërish ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Në një lidhje live nga vendi i ngjarjes ishte gazetari, Ardit Ramadani, i cili dha detaje të reja në lidhje me zjarrin që përfshiu spitalin e Covid.

“Sot do të bëhet varrimi i viktimës së parë. Këtu ndihet ende aroma e plastikës të djegur. Dy prej viktimave janë njerëz që nuk kanë qenë të infektuar me Covid, por familjarë të pacientëve. Është e ndaluar rreptësisht që familjarët të jenë të pranishëm në spitalin ku pacientët kanë sëmundje ngjitëse, por aty kishte”, tha gazetari.

“Secili pacient ka pasur një familjar për tu kujdesur, e kjo vjen për shkak të numrit të vogël të personelit shëndetësor. Nuk do të thërriste familjarin nëse do të kishte kujdesin e mjaftueshëm nga personeli. Këtë duan ta mohojnë autoritetet përkatëse”, shtoi Arditi.

I pyetur nëse ka ndonjë mjek mes viktimave, Ramdani tha se “po”, por ai në ato momente nuk ka qenë në krye të detyrës.

“Një mjek ka ndërruar jetë, i cili ka qenë duke vizituar një familjar dhe jo në krye të detyrës”, tha ai, i cili shtoi se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bombola e oksigjenit ose rryma elektrike.

“Deri më tani nuk ka dyshime për një zjarr të vënë me qëllim. Për 2-3 minuta është shpërndarë zjarri, pasi kabinat janë prej plastike. Ka një derë hyrëse dhe dalëse, e kanë pas vetëm me dalë nga dritarja, pasi dera ishte në flakë”, tha gazetari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular