BallinaKronikeEMRAT/ 31-vjeçari vret me armë zjarri ish-gruan në banesën e babait të...

EMRAT/ 31-vjeçari vret me armë zjarri ish-gruan në banesën e babait të saj. Ja detajet e para të krimit të rëndë

Një krim i rëndë ka tronditur sot në mbrëmje fshatin Zhupan të Fierit, ku një 31-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij. 

Raportohet se autori është shtetasi Elton Metaj, ndërsa viktima Sabrina Benga.

Policia bën me dije se autori e ka kryer krimin në banesën e ish-vjehrrit të tij. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI

Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular