BallinaAktualitetNegociata për të zbutur konfliktin Berisha–Basha, gazetari zbulon çfarë po ndodh në...

Negociata për të zbutur konfliktin Berisha–Basha, gazetari zbulon çfarë po ndodh në selinë PD

Gazetari i Ora News, Everest Dedaj i cili prej vitesh ndjek zhvillimet brenda PD-së analizon në studio se çfarë po ndodh në selinë blu prej mbrëmjes së të enjtes kur Basha deklaroi publikisht përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Kush do të jetë hapi më i afërt i Berishës?

Dedaj: “Sot Berisha përdori gjuhë të ashpër ndaj Bashës. Berisha nuk do të bëjë një tentativë për krijimin e një fraksioni të ri politik dhe as të marrë drejtimin, por do të ketë tentativë të hapur për të qenë influent në PD. Do ta nisë me një tur takimesh.

Një rrugë e dytë, është shkarkimi i zotit Basha dhe për këtë do të shfrytëzojë hapësirat e statutit.  Është neni 44 i statutit të PD-së. Do të tentojë të përdorë instrumenta statutorë për shkarkimin e tij nuk di të them.”

Sa e vështirë shkarkimi i Bashës?

Gazetari Everest Dedaj zbulon në studion e Ora News hapat

Dedaj“Basha duket se e kishte parashikuar këtë situatë dhe i hoqi mundësinë me ndryshimet statutore që kryetari i këshillit kombëtar të thërrasë mbledhjen. Këtë të drejtë ia kaloi 1/ 4 të këshillit kombëtar dhe vetes së tij si kryetar.

Pra Berishës i duhen të mbledhë 120 firma që të thërrasë Këshillin Kombëtar.

Gjithashtu i duhen më shumë se 50 % e votave për të kaluar mocionin e shkarkimit, që janë më shumë se 202 vota.  Ky mocion më pas shkon në kuvendin kombëtar, që ka 8 mijë anëtarë dhe që duhet më shumë se 4 mijë vota që të miratohet shkarkimi dhe kjo duket një mision i pamundur.”

Zbutja e konfliktit

Gazetari i Ora News, Everest Dedaj zbulon se po bëhen tentative për të zbutur “konfliktin mes Berishës e Bashës e cila nuk ka qenë ndonjëherë kaq e tensionuar në këto 8 vite.

Dedaj: “Kam informacione që njerëzit nga politika e jo vetëm po tentojnë të kenë një urë komunikimi e të mbajnë nën kontroll e të mos ketë thellim të konflikit Berisha – Basha pas 8 viteve. Kjo tentativë vjen në kushtet kur PD realisht po kalon një moment delikat pas rezultatit të 25 prillit për faktin se strukturat dhe pjesa organizative e kësaj force politike është në proces ristrukturimi.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular