Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një person është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku jetonte dhe i ka dhënë fund jetës.
Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi këtë të shtunë, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”. Policia njofton se 64-vjeccari vuante nga problemet mendore.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 11.09.2021, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, shtetasi A.Sh., 64 vjeç, ( me probleme të shëndetit mendor) , banues në Elbasan, është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.