BallinaBotaGjyqtari vendosi kamerë në tualet për të parë djemtë të zhveshur, vetëvritet...

Gjyqtari vendosi kamerë në tualet për të parë djemtë të zhveshur, vetëvritet para arrestimit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku një gjykatës ka kryer vetëvrasje pak çaste para se të arrestohej pasi dyshohej se kishte vendosur një kamer sigurie në tualetin e vet për të siguruar pamje të djemve të zhveshur. Që nga korriku 50-vjeçari Jonathan Newell ishte i pezulluar nga posti i gjykatësit të qarkut në distriktin Caroline, në Maryland, për shkak të dyshimeve kundër tij.

Në momentin që policia arriti në shtëpinë e tij për ta arrestuar, ai u gjet i plagosur me armë dhe më pas ndërroi jetë. Agjentët e FBI-së ishin vendosur afër shtëpisë së tij, duke i bërë thirrje me autoparlant që të dilte jashtë, por papritur dëgjuan të shtëna arme

Policia ishte njoftuar në korrik nga një i mitur për rastin. I mituri kishte thënë se ka gjetur një kamerë në banjën e kabinës së gjykatësit. Njëri nga djemtë u tha hetuesve se po zhvishej në banjë kur pa që kamera ishte ndezur dhe ishte vendosur përballë dushit në një cep të dhomës.

Djemtë raportuan incidentin tek prindërit e tyre, të cilët kontaktuan forcat e rendit, thuhet në ankesë. Zoti Newell mohoi të kishte dijeni për kamerën dhe tha se persona të tjerë kishin përdorur kabinën një ditë më parë. Por në momentin e intervistimit Newell thuhet se përtypi dhe gëlltiti një kartë memorie të kamerës, dhe një skanim CT, sipas ankesës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular