Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikës sot në Tiranë. Sipas policisë, mësohet se ai është sulmuar nga dy bashkëmoshatarë të tij, pas një sherri në një nga lokalet e kryeqytetit.
“Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.