BallinaKronikePërleshje me thika mes 16 vjeçarëve në Tiranë, përplasja pas një konflikti...

Përleshje me thika mes 16 vjeçarëve në Tiranë, përplasja pas një konflikti në lokal

Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikës sot në Tiranë. Sipas policisë, mësohet se ai është sulmuar nga dy bashkëmoshatarë të tij, pas një sherri në një nga lokalet e kryeqytetit.

“Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular