Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor. Presdienti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka pritur me lule Merkelin në aeroport teksa zbriste avionin.
Po ashtu forcat ajrore serbe janë kujdesur që Merkel të vijë e sigurt në Beograd.
Ditën e nesërme kancelarja do të jetë në Tiranë për t’u takuar me kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit.