BallinaKryesore"Do doja që Berisha të ikte me...."/ Flutura Açka për përplasjet në...

“Do doja që Berisha të ikte me….”/ Flutura Açka për përplasjet në PD: Jam e tronditur, por do dalim më të fortë

Shkrimtarja dhe deputetja e PD, Flutura Açka ka komentuar në emisionin “Zona Zero” në Top News zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike

Por kë mbështet në përplasjen Basha-Berisha, pas përjashtimit të këtij të fundit nga grupi i PD?

Açka u kujtoi dy liderëve se PD është më e madhë se drejtuesit, ndërsa shtoi se do të dëshironte që Berisha të ikte nga PD me duartrokitje.

“Unë nuk kam shumë kontribut në PD. Unë kam kontribut në demokraci dhe demokracia është më e madhe se vetë PD-ja. Basha apo Berisha? Nuk mund të marr dot krah në respekt të çdo demokrati, por sigurisht që kam tronditje. Besoj se PD do dalë më e fortë nga kjo tronditje. Kam bindjen që kjo ngjarje do ta forcojë Partinë Demokratike.

Unë do të kisha dashur një Berishë që të ikte nga PD me duartrokitje. Është një nga zotërinjtë e PD dhe si i tillë ai do largohet. PD është e detyruar që të kalojë në këtë proces dhe të bëhet më e fortë. Partia është e para. Këtë duhet ta dinë të gjithë”, tha Açk

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular