BallinaKryesore"Kemi numrin më të lartë të vdekjeve..."/ Basha i 'sulet' Ramës: Hiena,...

“Kemi numrin më të lartë të vdekjeve…”/ Basha i ‘sulet’ Ramës: Hiena, shfrytëzuat pandeminë për të vjedhur

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot në Kuvend se Shqipëria ka numrin më të lartë të në Evropë, në raport për popullsinë.

Lideri i opozitës hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën sesi menaxhoi pandeminë. Pandemia tregoi natyrën e grabiqare të pushtetit tuaj, tha Basha, i cili hodhi akuza ndaj Ramës se braktisi qytetarët dhe pasuroi veten dhe klientët tuaj

“Mund të përdor shumë, shumë shembuj, sepse prej vitesh keni prodhuar skandale që janë eklipsuar nga skandale të tjera, dhe për shkak të të munguarës së madhe, drejtësisë, e gjitha kjo ngjan si një luftë fjalësh, ndërsa vendi ka marrë tatëpjetën.

Megjithatë ka një moment që e shfaq në gjithë brutalitetin e tij natyrën e vërtetë të pushtetit tuaj dhe vizionit që keni për këtë vend.

Pandemia. Pandemia goditi ashpër të gjitha shtetet – sigurisht nuk mund të të bëj përgjegjës për këtë – por në zgjedhjet që ti bëre në keqmenaxhimin e saj shqiptarët kuptuan se kush jeni dhe sa e gënjeshtërt është propaganda juaj.  Është fakt tashmë që Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë.

Mijëra prindër, bij e bija nënash e baballarësh, sot kanë lënë pas boshllëqe, dhimbje dhe halle në gjirin e familjeve që i humbën, për shkak të koktejit të neglizhencës vrastare, propagandës së pashpirt dhe makutërsië për të bërë plaçkë edhe në kohërat e kolerës.

Është fakt dhe dhimbje e pakurueshme po kështu, se kur njerëzit po humbnin gjithçka për të shpëtuar shëndetin e tyre, ti dhe ndihmën ekonomike më të ulët në Europë.

Po ashtu është fakt se ndërkohë që jetët e humbura shtoheshin, ndërkohë që familjet shqiptare varfëroheshin dhe ekonomia lëngonte për shkak të mbylljes, ti bëje tendera sekretë me çmime të paracaktuara në dobi të klientëve të pushtetit tend.

Pra, në ditët më të zeza të shqiptarëve, shqetësimi juaj i vetëm ishte pasurim dhe pushteti, asgjë tjetër.

Kjo nuk është një sjellje njerëzore, por ngjan më shumë me ato të hienave, që sulen më egër në momentet e brishtësisë. 

Këta jeni ju! Ky është modeli juaj! Ky është programi juaj! Asgjë tjetër veçse një kope e babëzitur që si në rast pandemie si në rast tërmeti, turreni për të shqyer çfarë mundeni të shqyeni! Një fatkeqësi kombëtare!”, tha Basha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular