BallinaAktualitet"Programi, një paçavure!“, Grida Duma shpërthen në Kuvend: Mendoni se jeni Zota....

“Programi, një paçavure!“, Grida Duma shpërthen në Kuvend: Mendoni se jeni Zota. Me Ramën asgjë e mirë nuk i pret shqiptarët!

Nënkryetarja e PD, Grida Duma e ka konsideruar programin e PS një ringinje dhe jo rilindje, rimëkëmbje dhe rindërtim. Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, Duma ka shpërthyer me tone të ashpra dhe akuza ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Rama se po i konsiderojnë fatkeqësitë e Zotit si fat.

Fjala në Kuvend e nënkryetares së PD, Grida Duma 

PROGRAM QEVERISËS!

Ky pritet të jetë një document tejet serioz, i konsultuar mirë, I shkruar me
profesionalizëm, se nga ky document varet jeta e shqiptarëve.

E shfletova dy herë, e të them të drejtën rimendova: “ne i kërkuam dy ditë dy
ditë për të analizuar këtë document, por paskan pasur të drejtë ata, se e kanë
dtur që jo dy ditë jo një po as një orë nuk duhet për të analizuar këtë hartim
mediokër.

E hapa e mbylla dhe pashë formatimin kopertinën; e më rierdhi në mendje një
skenar hollivudian, protagonisti ishte kandidat për në kongres përe një cast e
kuptoi se strategjia e konsulentëve ishte e gabuara dhe doli nga skaleta, hoqi
njërën këpucë e ngriti lart e ju drejtua turmës e I tha: … e gjeni dot sa më kanë
kushtuar këto këpucë që duhet të vishja sot… “ turma u corientua e bërtiste të
ndryshmë… dhe ai I tha..ok ok por mbani parasysh që cmimit real do ti shtoni
dhe 4000 dollarë të tjera se aq kanë kushtuar konsulentët për të vendosur se
cilin tip këpuce duhej për sot.

Tek ky document kam bindjen dhe qartësinë që kushton më shumë kartoni dhe
kopertina se pseudo mendimi strategjik që është bluar në të.

RILINDJE; RIMEKËMBJE; RINGRITJE; RINDËRTIM; një RI RI RI që tingëllon Rimë
e që kumbon RINGINJIE.

Patjetër duket qartë nga ky nivel paraqitje në përmbajte të këtij dokumenti që
Ca rilindas do ringinjen shpejt në kohe ndërsa shumica e shqiptarëve do
varfërohen dhe jo nginjen por do të thinjen para kohe.

Mungesa e seriozitetit dhe profesionalizmit; gabimet në strukturë e në
konceptim në këtë dokument janë qesharake deri në mëkat. Them deri në mëkat
se di mirë që ka mes jush profesionistë që mund ta bënin së paku në letër një
punë më të mirë, por jo, ju zgjidhni këtë pacavure.

– Merreni jepjani nje nxënësi të klasës së nëntë, jepjani një gjimnazisti një
shqiptari që ka lindur në një kohë e botë më të lirë e do ta qeshë dhe
përqeshë.

– SEPSE CDO MENDJE E LIRË QË ZHVILLOHET DHE ZHVILLON NUK MUND TË
KONCEPTOJË NJË STRATEGJI ZHVILLIMI PA ASNJË REFLEKTIM.

Zhvillimi ndërtohet mbi përvojën mbi eksperiencën mbi kolrigjimin e
dobësive

I gjithë ky document nuk reflekton asnjë problem, zero, në tetë vite qeverisje
cdo gjë duket se ka ecur si në rrugë qiellore… dhe është për të qeshur e qarë
bashkë se sin ë Programin Tuaj qeverisës fatkeqësitë natyrore janë FAT. Ato kanë
ardhur nga Zotat të ndëshkojnë shqiptarët për të lartësuar shtetareët… kur ke
rilindjen… ,, fq 4 …

Duke kërkuar durimin e madh të shqiptarëve do tí tregoj cilësinë këtij dokumenti
nga ku varet jeta e tyre.

Tabela e Lëndës Faqe 10 – Shqipëria e forte… prezantimi … faqe 35 shqipëria e
fortë ,…

KUDO KU Të ndalosh e ta lecosh MUND TË POHOSH ME TRISHTIM QË ËSHTË
NJË PACAVURE HARTIM ME RIMË PËR PËR PARTINË.

– Diku NËPËR TË ku keni future ndonjë shifër thoni se në 2020 – 2021 keni
rritur ndihmën ekonomike; ironi e madhe që e deklaroni vetë, se këtë kam
thënë kur miratuar refemën e ndihmës ekonomike që do ta përdorni si
litai në qafën e hallexhiut për vota. Dhe e bëtë!

Ju me ndihmën ekonomike me rindërtimin bëtë Racizëm politik, nuk ka
poshtrim më të madh se të dëshmosh për mjerim për racionin e ushqimit që
nuk ja japin se sjanë rilindas.

Nuk ka poshtrim më të madh se të thoni që po jetojnë vullnetarisht në cadra, ra
ata rrezikojnë të vdesin nga sëmundjet në qie të hapur se qenkan afër tokës
bujqësore që është djerrë se skanë as subvencione sa Maqedonia e Veriut. Ata
jetojnë në cadra se fondet e rindërtimit u përdorën për të detyruar votat. Në
muajin e fundit në qyteza me 10 mijë votues këshillat bashkiakë miratuan lista
me mijëra familje për ti mbajtur peng në këmbim të votës.

Nëse me ndihmën ekonomike bëtë racizëm politik me politikën e jashtme po
bëni PATRONAZHISTIN POLITIK, me Kosovën, Kryeministri I Shqipërisë bën të qeshë
Vucicic që të dy të përqeshin Kurtin.

Të nderuar Kolegë Ky document është prova që fatkeqësisht asgjë e mirë nuk
I pret shqiptarët. Të nderuar kokegë demokratë dhe të opozitës Nuk është
cështja të jemi kundër për shoË a për kundërshti, është cështja të bëjmë detyrën
ndaj shqiptarëve në cdo vështirësi.

Na pret shumë punë, me mendjen që njerëzit e kanë përcjellë vullnetin e vet tek
ne për ti mbrojtur se votat që na kanë dhënë këtë herë si ndoshta asnjëherë janë
vota sacrifice jete.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular