BallinaBotaÇfare po ndodh? Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia pas...

Çfare po ndodh? Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia pas paktit për nëndetëset

Franca ka deklaruar se do të tërheqë ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia për konsultime, pas nënshkrimit të paktit të sigurisë mes këtyre dy shteteve dhe Britanisë së Madhe.

Franca e ka përshkruar këtë marrëveshje si “thikë pas shpine” nga aleatët e saj.

Pakti i sigurisë është bërë publik të mërkurën nga presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnsson dhe kryeministri australian Scott Morrison.

Pakti i njohur si “Aukus” mundëson që SHBA-ja dhe Britania t’i japin Australisë teknologjinë e ndërtimit të nëndetëseve me fuqi nukleare.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian më herët e kishte përshkruar paktin si një “thike pas shpinë”. Diplomatët francezë në Uashington tashmë kishin anuluar një gala për të festuar lidhjet midis SHBA dhe Francës në shenjë hakmarrjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular