BallinaAktualitetFOTO/ Moti, reshje shiu dhe shtrëngata gjatë fundjavës

FOTO/ Moti, reshje shiu dhe shtrëngata gjatë fundjavës

Të ndodhur në stinën e vjeshtës ajo që tashmë pritet është moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e shiut.

Në këtë mënyrë për ditën e shtunë parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës

Gjatë pjesës së parë të 24-orëshit reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe lokalisht të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të pasdites intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore.

Edhe për ditën e Diel moti parashikohet përsëri i paqëndrueshëm por me një përmirësim të lehtë.

Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura por do të ketë edhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve lokale dhe afatshkurtër.

Image

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular