BallinaKronikeEMRI/26-vjeçari italian arrestohet nga Policia në Kakavijë, në mjetin e tij u...

EMRI/26-vjeçari italian arrestohet nga Policia në Kakavijë, në mjetin e tij u gjet e fshehur…

Forcat e Policisë në pikën kufitare të Kakavijës vunë në pranga një shtetas italian që në makinë iu gjetën doza me lënë të dyshuar kokainë.

‘Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin Camper “Fiat” që drejtohej nga shtetasi italian D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. G., 26 vjeç, banues në Siçili”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular