BallinaPolitikeJe me Berishën apo me SHBA?/ Si i përgjigjet Edi Paloka pyetjes

Je me Berishën apo me SHBA?/ Si i përgjigjet Edi Paloka pyetjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar pyetjet që qarkullojnë në sondazhe dhe emisione pas shpalljes “non grata” nga Amerika të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe familjes së tij.

Në një postim që Paloka ka bërë në shkruan se kjo pyetje nuk u duhet bërë demokratëve pasi është “e shëmtuar”.

“Shoh që së fundmi është hedhur e qarkullon një pyetje nëpër rrjetet sociale , herë në formë sondazhi e herë si ftesë për debat: “Me kë jeni, me Sali Berishën apo me SHBA?” Mos ju bëni demokratëve pyetje të tilla se janë të shëmtuara…! Lërjani Ramës dhe lëtyrësave të tij këto diversione,” – shkruan Paloka.

Pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, Paloka është parë shpesh në krah të Berishës. Ai ishte një nga deputetët që e kundërshtoi Bashën edhe në mbledhjen e kryesisë së PD-së

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular