BallinaKronikeDy aksidente në pak minuta/Në Rinas përplasen 4 mjete, një i plagosur...

Dy aksidente në pak minuta/Në Rinas përplasen 4 mjete, një i plagosur edhe tek “Rruga e Durrësit”

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Rinasit. Sipas informacioneve të para, mësohet se janë përplasur 4 automjete, por nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 13:00, në Rrugën e Rinasit, janë përfshirë në përplasje 4 mjete, ku ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Gjithashtu, 40 minuta më pas është raportuar një tjetër aksident, kësaj radhe në Tiranë. Një 25 vjeçar ka mbetur i plagosur dhe po kurohet në spital.

“Rreth orës 13:40, në Rrugën e Durrësit, mjeti me drejtues J. M, ka përplasur motomjetin me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular