BallinaBotaShteti i BE thirrje qytetarëve: Hidhni në kosh telefonat kinezë dhe mos...

Shteti i BE thirrje qytetarëve: Hidhni në kosh telefonat kinezë dhe mos blini të rinj

Ministria e Mbrojtjes në Lituani u bëri thirrje qytetarëve të shmangin blerjen e celularëve kinezë, ndërsa i këshilloi që t’i hedhin në kosh nëse kanë një të tillë në përdorim

E gjitha sipas qeverisë, lidhet me arsye të sigurisë.

“Rekomandimi ynë është që të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të hiqni qafe ata që janë blerë sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha zëvendësministri i Mbrojtjes Margiris Abukevicius

Një raport nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike testoi celularët 5G nga prodhuesit kinezë. Ai pretendonte se një telefon Xiaomi kishte mjete të integruara të censurës, ndërsa një model tjetër Huawei kishte të meta sigurie.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike tha të martën se telefoni Mi 10T 5G i prodhuar nga prodhuesi kinez Xiaomi ishte në gjendje të zbulonte dhe censuronte fraza të tilla si “Tibeti i Lirë”, “Rroftë pavarësia e Tajvanit” dhe “lëvizja demokratike”.

Raporti i Qendrës Kombëtare Kibernetike tha gjithashtu se telefoni Xiaomi po dërgonte të dhëna të koduara të përdorimit të telefonit në një server në Singapor.

“Kjo është e rëndësishme jo vetëm për Lituaninë, por për të gjitha vendet që përdorin pajisje Xiaomi”, paralajmëroi ministria.

Marrëdhëniet midis Lituanisë dhe Kinës janë acaruar kohët e fundit. Kina kërkoi muajin e kaluar që Lituania të tërhiqte ambasadorin e saj në Pekin dhe tha se do të tërhiqte të dërguarin e saj në Vilnius pasi Tajvani njoftoi se misioni i saj në Lituani do të quhej Zyra Përfaqësuese e Tajvanit.

Këshilltari i Presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan foli me kryeministren e Lituanisë Ingrida Simonyte javën e kaluar, duke konfirmuar se ka mbështetjen e SHBA përballë presionit nga Kina./ Reuters

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular