BallinaAktualitetDeklarata e Yuri Kim: SHBA mbështesin kërkesën e PD për Reformën Territoriale

Deklarata e Yuri Kim: SHBA mbështesin kërkesën e PD për Reformën Territoriale

Ambasada e SHBA në Tiranë mbështet kërkesën e Partisë Demokratike për reformën territoriale.

“Ka veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që të kemi zgjedhje më të mira të ardhshme dhe ka mangësi të identifikuara në reformën zgjedhore, ka punë për të bërë për reformën territoriale dhe korrupsionin dhe kjo ka nevojë që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara. Por nuk mund të bëhet para nëse njëra këmbë ka mbetur e bllokuar në të shkuarën”, tha Kim.

Ambasadorja foli pas takimit me Lulzim Basha, ku përcolli edhe mesazhin e drejtpërdrejt drejtuar Sali Berishës, duke thënë se “kushdo që mendon se mund të vendosë popullin shqiptar kundër SHBA, gabohet rëndë”.

“Doja t’u kujtoja që në 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të zhduket nga faqja e dheut, SHBA foli se Shqipëria duhet të qëndrojë de të bëhet më e fortë. I vetmi ndryshim ndaj ajo deklaratë është se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e fortë dhe sovrane dhe ata që synojnë të vendosin SHBA kundër shqiptareve po u them se e keni gabim. Shqiptarët e dinë që ju e keni gabim. Pozita jonë për sa i përket pavarësisë dhe demokracisë nuk ka për të ndryshuar”, tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular