BallinaAktualitetDeputeti i PD për Vlorën Bujar Leskaj takohet me ambasadoren e Francës,...

Deputeti i PD për Vlorën Bujar Leskaj takohet me ambasadoren e Francës, mesazhi

spot_img
spot_img

Deputeti i PD për Vlorën, Bujar Leskaj është takuar sot me ambasadoren e Republikës franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.

Leskaj shkruan në një postim në Facebook se, e kafalenderuar ambasadoren, znj. Barsacq për interesimin e saj të vazhdueshëm e konsekuent për Shqipërinë dhe veçanërisht për qytetin e Vlorës, duke e konsideruar takimin me të si një ogur të mirë për opozitën dhe punën tonë.

Postimi i plotë i Leskajt

Sot, në datën 24 shtator, zhvillova nje takim pune në zyrën e deputetit në Vlorë, me ambasadoren e Republikës franceze në Shqipëri, Shkëlqesinë e Saj, znj. ELISABETH BARSACQ.

Në takim, e falenderova ambasadoren për zbatimin e projektit francez për pastrimin e Gjirit të Vlorës nga municionet e mbetura të Luftës së Dytë Botërore.

Ky ishte takimi im i pare si deputet i Vlores me ambasadoren e njërit prej dy vendeve më të fuqishme në BE dhe mik i Shqipërisë, pas fillimit te punimeve te Palamentit ne këtë legjislaturë të re, si dhe një mesazh i rendesishem per qytetaret vlonjate.

E falenderova ambasadoren, znj. Barsacq per interesimin e saj te vazhdueshem e konsekuent per Shqipërinë dhe veçanërisht per qytetin e Vlores, duke e konsideruar takimin me të si një ogur të mirë për opozitën dhe punën tonë.

Përveç projektit te qeverise franceze per pastrimin e gjirit te Vlores nga municionet e mbetura, diskutuam me nje fryme te ngrohtë e konstruktive edhe per çështje te tjera me interes per Vloren e qytetaret e saj, si investimet franceze ne Shqipëri, shtimin e tyre; shtetin e së drejtës, çështjet e mbrojtjes se mjedisit, koordinimin dhe dëgjesën e shqetësimeve të qytetarëve e të shoqatave mjedisore te Vlorës, Shqipërisë, etj.

1 24

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular