Florian Marku është gati për titullin e parë të karrierës në boks. Në një mbrëmje speciale në një stadium gjigant si ai i Tottenham në Londër ku do të zbresë në ring, kampioni absolut Anthony Joshua, do të ketë vend edhe për boksierin shqiptar, Florian Marku.
29-vjeçari do të luftojë për titullin ndërkombëtar, IBF për peshat e mesme ndaj Maxim Prodan dhe në një video në profilin e tij në facebook, ai përcjell edhe mesazhin e madh.