BallinaPolitikeRama: Kosova duhet të tërheqë forcat speciale nga Veriu! Qëllimi u arrit

Rama: Kosova duhet të tërheqë forcat speciale nga Veriu! Qëllimi u arrit

Kryeministri Edi Rama nënkuptoi në emisionin Open në Top Channel se i ka kërkuar Albin Kurtit që të tërheqë forcat speciale nga veriu i Kosovës, duke arsyetuar se qëllimi i tyre u arrit.

“Forcat speciale e kanë kryer misionin e tyre. Siguria atje u garantua dhe u shmangën kush e di ça ngjarjesh. Problemi u ngrit ndërkombëtarisht dhe tani duhet të tërhiqen”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se edhe Serbia duhet të tërhiqet nga manovrat e tregimit të forcës.

“Ata helikopterë duhet të largohen dhe duhet të nisë dialogu. Kjo është përpjekja. që të ulesh në tavolinë dhe sheh çfarë mund të marresh sot. Krijimi i një atmosferë pozitive e ndihmon dialogun dhe çlirimin e Serbisë nga makthet dhe e çon edhe Serbinë drejt zgjidhjes, kurse barrikadimi stimulon pjesën më problematike të koshiencës së serbëve”, tha ai.

Rama tha se Kosova duhet ta shohë dialogun me Serbinë si një lojë shahu dhe jo si një ndeshje boksi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular