BallinaAktualitet13 të vdekur nga COVID në 24 orët e fundit, numër i...

13 të vdekur nga COVID në 24 orët e fundit, numër i lartë të infektuarish

Janë kryer 4,835 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 669 qytetarë, në këto bashki:

275 qytetarë në Tiranë, 57 qytetarë në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, 25 qytetarë në Shkodra, Lushnje, 20 në Sarandë, 17 në Elbasan, 13 në Lezhë, Krujë, 12 në Gjirokastër, Berat, 9 në Kukës, Mallakastër, Gramsh, 8 në Kamëz, 7 në Kurbin, Korçë, 6 në Malësi e Madhe, Kavajë, Dibër, Kuçovë, Peqin, Librazhd, 5 në Pogradec, 4 në Divjakë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Këlcyrë,  Memaliaj, Devoll, Dimal, 2 në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Skrapar, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Klos, Selenicë, Konispol, Libohovë, Dropull, Poliçan, Belsh, Prrenjas.

Janë 9,823 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 13 qytetarë: 1 qytetare 34 vjeçe nga Lezha, 1 qytetare 52 vjeçe nga Librazhdi, 1 qytetar 55 vjeç nga Fieri, 6 qytetarë nga Tirana të moshave 64-76 vjeç, 2 qytetarë nga Kurbini të moshave 61-66 vjeç, 2 qytetarë nga Durrësi të moshave 76-86 vjeç.

Janë shëruar 936 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,610 që nga fillimi i epidemisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular