BallinaKryesore“Reciprociteti e drejtë e Kosovës”, Escobar reagon për marrëveshjen Prishtinë-Beograd: Është një...

“Reciprociteti e drejtë e Kosovës”, Escobar reagon për marrëveshjen Prishtinë-Beograd: Është një sukses i rëndësishëm

Zëvendësndihmës sekretari Amerikan për Çështje e Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar ka reaguar sërish në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Escobar i shpreh falenderimet publike Miroslav Lajçak dhe gjithë ekipit të BE-së, të cilët arritën të finalizonin marrëveshjen Serbi-Kosovë për targat, duke ulur në këtë mënyrë tensionet në veri të Kosovës.

“Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”, ka thënë Escobar.

Escobar teksa bëri me dije se Departamenti i Shtetit ka qenë i njohur paraprakisht me vendosjen e reciprocitetit për targat, u shpreh në favor të Kosovës në lidhje me këtë çështje.

“Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për shtensionim të situatës”, tha Escobar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular