BallinaKryesoreARBI AGALLIU: Nuk ka rritje reale ekonomike, njerezit me te varfer

ARBI AGALLIU: Nuk ka rritje reale ekonomike, njerezit me te varfer

Nga Arbi Agalliu

Rritje ekonomike 17.9% në tre mujorin e dytë të 2021!!!
Lajm bombastik për realitetin shqiptar.
Shifra është impresionuese, por padyshim shumë larg të vërtetës së hidhur të tavolinave shqiptare.
Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët kërkojnë të largohen çdo ditë është propagandë.
Të thuash jemi rritur 17.9% kur papunësia vret familjet shqiptare çdo ditë e më shumë është propagandë.
Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët konsumojnë gjithmonë e më pak nga shtrenjtimi i çmimeve është propagandë.
Të thuash jemi rritur 17.9% kur pagat janë ulur si rezultat i efekteve negative në ekonomi të pandemisë dhe keq qeverisjes është propagandë.
Ndoshta 17.9% jemi rritur, por të marrin parasysh paratë që ju vidhen shqiptarëve çdo dite nga koncesionet, PPP, korrupsioni në administratën publike, etj.
Pasuria e një grushti njerëzish patjetër që ndikon në rritjen ekonomike por jo sepse shqiptarët janë më mirë. Sot, ata janë më të varfër se dje. 17.9% thjesht një propagandë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular