BallinaKryesoreRritja e çmimeve/ Priten protesta, Basha: Mbështesim çdo reagim popullor

Rritja e çmimeve/ Priten protesta, Basha: Mbështesim çdo reagim popullor

Rritja e çmimeve, si edhe ai i paralajmëruar i energjisë ka nisur aktivizimin në rrjetet sociale për protesta. Një protestë është paralajmëruar të mërkurën përpara Kryeministrisë

Kjo ka ndikuar që Basha të deklarojë se do ta mbështesë këtë protestë.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha zbuloi se fokusi ka qenë pikërisht rritja e çmimeve. Kreu i demokratëve përsëriti edhe njëherë planin me shtatë pika të prezantuar një ditë më parë, si mënyrën për të menaxhuar këtë situatë. Gjithashtu, Basha tha se do të mbështesin çdo formë të reagimit qytetar, duke iu referuar protestës që është thirrur të mërkurën

“Ajo që dominoi bisedën ishte çështja e çmimeve dhe paralajmërimi i tellallit të së keqes dje për rritjen e çmimit të energjisë. Energjia dhe karburantet rëndojnë më së shumti ekonominë shqiptare. Ka një efekt të drejtpërdrejtë të gjithçka tjetër që ne konsumojnë. Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë ku në fakt e rriti edhe për familjarët dhe biznese. Dhejtërafamiljarë kanë vrarë veten në qeli. Mbi 1 mijë janë burgosur. Mbi 40 mijë qytetarë kanë shpenzuar një natë në komisariat në furtunën  terrorit për reformën   energjisë. Këtu pyetja shtrihet cfarë u bë me reformën e famshme? Ku shkuan paratë e velura qytetarëve? Ne e dimë se këto para nuk shkuan kurrë në destinacion. Çmimi i energjisë dhe karburantit u rrit. Këto janë fakte që i dinë të gjithë. Është një fabul sesi zonat kufitare shkojnë për të blerë karburant në Kosovë apo Maqedoni.

Kjo është një tjetër pasojë e dështimeve të tij. Paratë që duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë. Me këto para ka pasuruar veten  tij dhe një grusht oligarkësh. Përballë kësaj ne kemi jo vetëm propozimet që u bënë publike dje, por ne po kështu do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqi  të re që Edi Rama po përgatit.kjo nuk është gropë nga tregjet ndrëkombëtare por nga korrupsioni i Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë për ta mbushur këtë gropë që paratë zhvatura me PPP të shërbejnë për të plotësuar ato hapa të menjëhershëm që ne kemi propozuar. Detyra jonë nuk është thjeshtë denoncimi, që ti tregojmë shqiptarëve se ka zgjidhje. Të nxisim dhe përkrahim të gjitha format e reagimit popullor,” tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular