BallinaAktualitetKamarieri në Elbasan në vdekje klinike, klienti e masakron me grushte për...

Kamarieri në Elbasan në vdekje klinike, klienti e masakron me grushte për “tavolinën e rezervuar”

Një 50-vjeçar nga Elbasani ndodhet në vdekje klinike në Tiranë. Ai është Gazment Kurmaku 50-vjeç, kryekamarieri i një kompleksi në Labinot në dalje të Elbasanit në drejtim të qytetit të Librazhdit.

Por çfarë ka ndodhur?

Sipas ABC news gjithçka ka nisur tre ditë më parë. Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si sherr banal, Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku raportohet se ndodhet në vdekje klinike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular