BallinaKryesoreBroja na bën krenarë, prindërit e tij na bëjnë mirënjohës

Broja na bën krenarë, prindërit e tij na bëjnë mirënjohës

Nga Edmond Arizaj

Për një “kapriço” të fatit unë i njoh prindërit e Armando Brojës. E kanë rritur djalin e tyre jo vetëm me dashurinë për topin, por mbi të gjitha me dashurinë për vendin. Nuk është lindur në Shqipëri. Nuk është rritur në Shqipëri. Por ama zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, flet shqip, thotë “jam malësor”, e, këto nuk i ka mësuar në akademinë e Çelsit, por nga goja e prindërve të tij. Të tjerë prindër kanë bërë zgjedhje të tjera. Prindërit e Armandos jo. Një shembull i mirë. Ata duhet të jenë krenar për djalin, ne duhet t’u jemi mirënjohës atyre për “leksionin” e atdhedashurisë. I kanë mësuar djalit edukatën, përulësinë, punën, luftën, atdhedashurinë…Çfarë tjetër duhet për të qenë shembull këta njerëz të mirë!
PS: Me shpresë dhe urimin e madh se të martën Levandovski do dalë kokëulur, edhe nëse shënon Armando, kjo do ishte qershia mbi tortë për gjithë shqiptarët që janë magjepsur pas djaloshit!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular