BallinaKronikeFrikë se mund të arratiset/ Kërkesa e SPAK për gjykatën, ja çfarë...

Frikë se mund të arratiset/ Kërkesa e SPAK për gjykatën, ja çfarë kërkon për Thoma Gëllçin dhe 3 ish-vartësit e tij

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme, që ish drejtori i Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe tre ish vartësit e tij, të mbahen në “arrest me burg”

Tashmë gjykata do caktojë orën për zhvillimin e masës së sigurisë, masë e cila pritet të zhvillohet nesër në GJKKO

Më 5 tetor prokuroria e SPAK, i kërkoi GJKKO-së vendosjen e masës “arrest me burg” ndaj ish-zyrtarëve, pasi nga përgjimet e kryera kishte marrë indicie që shtetasit që kishin abuzuar me tenderin e kanalit RTSH Agro, mund të dilnin jashtë Shqipërisë. Gjyqtarja Flora Haradinaj firmosi urdër arrestet, të cilat u ekzekutuan pasditen e 7 tetorit.

Sipas SPAK, Gëllçi ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera dhe tjera, kanë qenë dy kompani EURO Contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë.

Referuar dosjes, kompanitë kanë pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Tenderi abuziv

Tenderi i dyshuar është zhvilluar në vitin 2018 ndërsa hetimi i SPAK ka nisur në shkurt 2020. SPAK hetoi për afro tetëmbëdhjetë muaj para se të mbërrinte në tetor 2021 në vendimin për arrestime.

Në njoftimin e SPAK thuhet se përveç Gëllçit janë arrestuar edhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO të prokurimit “Procedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSh Agro”, me fond limit 86 milionë lekë  pa TVSH, të zhvilluar më datë 09 tetor 2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar. Kanali RTSH Agro i dedikohet kulturës dhe bujqësisë.

Në njoftim thuhet se tre anëtarët e KVO-së Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia. akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tedera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK të tre anëtarët e KVO kanë kryer shkelje ligjore në procedurën e prokurorimit të këtij tenderi.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular